E martë, 24 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Të hënën nis “Albania’s Got Talent” në Vizion Plus, Isli Islami flet për jurinë: Janë kritikë, nuk u qesh buza lehtë

Mbrëmjen e së hënës në orën 21:00 në Vizion Plus do të nisë spektakli më i ri i talenteve “Albania’s Got Talent”.

Nën moderimin e Isli Islamit, spektakli premton performanca dhe emocione që nuk duhet t’i humbisni.

Islami ishte i ftuar në “Living Room”, ku ka folur ndër të tjera edhe për jurinë e spektaklit. Ai tha se bëhet fjalë për njerëz të arrirë profesionalisht, megjithatë kritike.

“Juria është shumë e këndshme. Unë nuk di të dalë njeri në televizion dhe të thotë juria s’më pëlqen.

Adelina Ismali, Ledina Çelo, Kastro Zizo dhe Agron llakaj. Të katërt s’i kemi parë bashkë. Janë të fushave të ndryshme. Janë personalitete të ndryshme, kanë shumë vite. Sjellin një atmosferë të mirë. Janë të pjekur si karaktere dhe profesionalisht. Nga sa kam parë janë goxha kritikë, nuk u qesh buza kollaj”, tha ai. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë