Subscribe

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të miratojë aktet që garantojnë votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, pa konsensusin e PD. Majko ka shfrytëzuar një interpelancë në Parlament për të kërkuar që emigrantët të votojnë aty ku jetojnë.

PANDELI MAJKO

MINISTER I SHTETIT PER DIASPOREN

“Realizimi i të drejtës së votës për shtetasit shqiptarë jashtë vendit është detyrim kushtetues dhe ligjor, mazhoranca e ka vullnetin e plotë për këtë. Kush pret konsensus nga ata që nuk pranuan të mbajnë asnjë përgjegjësi shtetërore në opozitë do të dëmtojë kredibilitetin e zgjedhjeve të 25 prillit. Shpresoj që KQZ të mos kërkojë konsensus për zbatimin e ligjit për të drejtën e votës.”

 

Majko ka këmbëngulur se nuk mund të përdoret regjistrimi i emigrantëve si argument për të mos garantuar të drejtën e votës, raporton Vizion Plus.

 

“Mohimi i të drejtës së votës së shtetasve jashtë vendit për arsye regjistrimi është justifikim. Pranë KQZ do të funksionojë sistemi i aplikimit për të votuar, aty mund të aplikohet si me pasaportën e vjetër ashtu si dhe me kërkesën për qartësimin e adresave të fundit të shtetasve me banim jashtë vendit.”   

Sipas kodit të ri zgjedhor, KQZ është përgjegjëse për të garantuar infrastrukturën në mënyrë që çdo emigrant të votojë aty ku jeton. Deri më tani KQZ ka hartuar një draft për rregullat që duhet të ndjekin emigrantët për të regjistruar adresën ku banojnë si kusht për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, por këto rregulla ende nuk janë miratuar.

Dhe pavarësisht thirrjeve të ministrit Pandeli Majko, çdo akt që ka lidhje me emigrantët mund të miratohet vetëm me shumicë të cilësuar, dhe me konsensusin e PD e LSI.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *