Subscribe

Komisioneri per migracionin ne Bashkimin Europian Dimitris Avramopulos  kërkon nga autoritete shqiptare forcimin e masave per ndalimin e migrimit te parregullt. Gjate fjalës se tij ne lidhje me Shqipërinë, komisioneri deklaroi se duhet bere me shume pune per te rritur kontrollin e kufijve dhe te shtohen hetimet per grupet e krimit te organizuar.

 

“Ne jemi plotësisht të përkushtuar për ta ruajtur udhëtimin pa viza për qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Partneritetit Lindor. Por kjo shoqërohet me përgjegjësi, si për qytetarët ashtu dhe për autoritetet përkatëse. Unë përshëndes përpjekjet e bëra nga autoritetet shqiptare për forcimin e masave për trajtimin e migrimit të parregullt dhe përmirësimin e bashkëpunimit me Shtetet Anëtare më të prekura deri tani. Megjithatë, tani përpjekjet duhen mbështetur më tej për të siguruar që progresi të vazhdojë i pandërprerë, veçanërisht fushatat e ndërgjegjësimit mbi detyrimet dhe kushtet e udhëtimit pa viza dhe përmirësimi i kontrollit të kufijve, si dhe shtimi i hetimeve dhe ndjekjes penale të grupeve të krimit të organizuar.”

 

Këto komente Avramopulos i beri ne ditën e publikimit te raportit te liberalizimit te vizave nga Komisioni Evropian. Sa i përket Shqipërisë, raporti e ve theksin tek sfida e autoriteteve per te ulur numrin e madh te aplikimeve te pabazuara per azil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *