Subscribe

I pranishëm në mbledhjen e dy qeverive Shqipëri-Kosovë, kryeministri Albin Kurti deklaroi se marrëveshjet që janë firmosur mes dy qeverive duhet të gjejnë zbatim. Sipas tij, dy vendet duhet të punojnë si patriotë dhe të flasin si diplomatë.

 

Për Kurtin, Shqipëria dhe Kosova e kanë detyrë bashkëpunimin dhe mbrojtjen ndaj njëri-tjetrit.

 

“Unë vij për herë të parë në takimin e përbashkët të qeverisë.  Mandatin e parë si kryeministër e mbajtja 4 muaj dhe këtë kamë bërë 8 muaj,pra jamë duke përparuar.  Të thuash se jemi të lumtur se jemi një komb i ndarë do të ishte marrëzi, të thuash se kemi dy shtete se jemi më të fortë është shkurtpamësi, e të thuash se do të bashkoheshim je nacionalist dhe të thuash se do të bashkohesh në BE do të shqyhesh për diplomat. Le të flasim si diplomat dhe të punojmë si patriot. Integrimi i dy shteteve tona është sa strategjik dhe parimor, numri i marrëveshjeve duhet të shoqërohet me cilësi në zbaritin e tyre. Si patriot duhet ti forcojmë të dy shtete tona, patriotizëm sot është të luftosh krimin, të punosh për lirinë e mediave dhe ekonomi gjithëpërfshirëse”, tha Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *