Të gjithë ata që kanë provuar meditimin, si një teknikë e qetësimit të mendimeve dhe të një jetese të ekuilibruar i dinë më së miri të mirat dhe benefitet që sjell kjo teknikë. Meditimi është një prej teknikave që garanton përshtatje, qetësi, energji dhe kreativitet të vazhdueshëm
Arte Gogo, mentore meditimi, e ftuar në studion e “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ka folur për të mirat që na sjell meditimi si dhe për mënyrën se si të tërheqim para dhe bollëk përmes kësaj teknike.
Gogo: Ata persona që meditojnë arrijnë të kenë shumë gjëra në jetën e tyre. Meditimi është ai që të afron me veten. Në fëmijëri ne i krijojmë këto mendime, përshembull unë nuk kam fat, jam i paaftë, nuk më ecën asgjë. Që këtu krijohen këto besime. Jo vetëm nga prindërit, por edhe nga shoqëria dhe nga vetë shteti ku jetojmë. Një fëmijë mund të shohë prindërit që zihen për lekun dhe mund të thotë “leku qenka i keq dhe unë nuk e dua”. 40% e këtyre besimeve krijohen në fëmijëri.
A ekzistojnë metoda dhe mënyra të veçanta meditimi që na ndihmojnë të tërheqim më shumë para?
Gogo: Është ndryshimi i mazhit për veten. Në meditim kthejmë gjithë vëmendjen te vetja jonë. Ndjejmë emocionet pozitive dhe pastaj lëshojmë çdo gjë që mendonim se nuk e besonim. Ajo quhet hapësirë boshe dhe në atë hapësirë boshe ti ke mundësi të krijosh një imazh të ri. Shikon se bollëku është e drejta jote e lindjes, dhe kupton se nuk është aq shumë e vështirë ta arrish. Për të krijuar diçka të re, duhet të heqim dorë nga diçka.
Si ta kuptojmë se nga çfarë duhet të heqim dorë?
Gogo: Në momentin që mbaron meditimi dhe njerëzit dalin me shumë ide, çdo gjë që të bllokon do dalë në jetën tënde. Gjithmonë ka ardhur, por tani ti e shikon dhe të bezdis pak më shumë. Kupton që ky emocion të ndalte nga çdo gjë, kjo ndjenjë faji. Në çastin që ti e pranon veten ashtu siç je dhe ecën në jetë, nuk ndalesh nga ky emocion. Në momentin që ne meditojmë futemi thellë brenda vetes dhe lidhemi me esencën tonë. Esenca jonë është vetë ndërgjegjie e pastër dhe ndërgjegjia e pastër është burimi i gjithë krijimit dhe në momentin që lidhesh me të në atë çast rrëzohet çdo besim i kufizuar dhe ti thua “unë mund të krijoj gjithçka”. Në atë moment fillon manifestimi. Rikthehesh në jetë me diçka të re./vizionplus.tv





