Subscribe

Gjendja shëndetësore e bashkëshortëve Arjan dhe Vilma Konomit që u përplasën një ditë më përpara teksa po kalonin vijat e bardha, paraqitet ende e rëndë.

 

Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, burrë e grua janë në trajtim intensiv me dëmtime të shumta në trup. Por fatmirësisht foshnja e tyre 3-muajshe ka dalë nga Spitali pasi nuk kishte dëmtime serioze.

Ky aksident i rëndë bëri që policia rrugore e mbështetur edhe nga forcat Shqiponja të dalë në aksion ku vetëm për afro 12 orë janë vendosur mbi 2800 gjoba, ndërsa janë arrestuar 16 drejtues mjetesh për alkool dhe për leje drejtimi.

 

Por, për ekspertët këto aksione nuk e përmirësojnë aspak situatën.

 

 

ARTUR SULÇE

EKSPERT I SIGURISE RRUGORE

Gjobat rregullojnë apo tregojnë një sens pune, unë nuk mendoj kështu, sepse për sa kohë punohet me fushatë, atëherë nuk është puna sistematike. E para për mua është mos sistemimi i trafikut.

 

Problem paraqiten shoferët e droguar apo të dehur me mjetet e tyre luksoze, sidomos moshat e reja, Sulçe shton se këta individë gjejnë kanale komunikimi në radhët e policisë për ti shpëtuar ndëshkimit.

 

Ka ndëshkime në përgjithësi. Unë nuk mund të them që janë vetëm për qytetarët, por e përgjithshmja është që ato makina luksoze duke patur miqësi me punonjësit e policisë, në përgjithësi i rrëskasin, por kjo nuk them që është e përgjithshme.

 

Eksperti shton se vendosja e kamerave ne rrugët e Tiranës do të bëjë të mundur që çdo shkelësi gjoba ti shkojë në shtëpi. Në këto kushte sipas Sulces eliminohet edhe kontakti i të fortëve me policinë rrugore.

 

Duke digjitalizuar 160 km rrugë të Tiranës, pra i digjitalizon me kamera dhe secili ia çon në adresën e tij. Nëse do të bëhet ky digjitalizim, atëherë nuk vihet në siklet as polici, sepse ne e dimë që një polic e heq nga puna një i fortë, atëherë në këtë këndvështrim për tja hequr këtë barrë policit digjitalizo rrugët.

 

Ndaj Ajas Sulejmanit policia rrugore ka vendosur gjobë 1 mln lekë të vjetra dhe i ka hequr për 2 vite patentën.

 

Madje edhe pse shkaktoi aksident të rëndë nën efektin e drogës, duke rrezikuar jetën e një foshnje 3 muajsh dhe të prindërve, Sulejmani nuk ishte dakord me ndëshkimin. Mjeti i tij luksoz ishte me prokurë pasi ishte marrë me qira në Gjermani.

 

Menjëherë pas aksidentit, ai ka marrë vajzën e tij të mitur që e kishte në sediljet e pasme dhe e ka dërguar në një spital privat, pasi kishte frikë se mos është lënduar nga përplasja. Pikërisht në këto ambiente u arrestua edhe nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *