E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Të djathtët protestojnë në Londër, thirrje kundër emigracionit dhe muslimanëve, përleshje edhe me policinë

Më shumë se 110 mijë protestues mbështetës të së djathtës ekstreme u mblodhën në qendër të kryeqytetit britanik, Londër, në protestën më të madhe nacionaliste në dekada.

Tubimi u organizua nga aktivisti Tommy Robinson i të djathës ekstreme i njohur për qëndrimet e tij kundër islamit.

Njerëzit  u mblodhën në Londër nga e gjithë Britania e Madhe me qëllimin për të protestuar për lirinë e fjalës, por gjatë tubilimit u dëgjuan thirrje raciste dhe antimuslimane.

Pjesëmarrja në demonstratë i tejkaloi disa herë vlerësimet e policisë duke rezultuar në përleshje të tensionuara dhe në disa raste edhe të dhunshme mes protestuesve dhe efektivëve.

Reklamë

Policia Metropolitane tha se të paktën 25 persona u arrestuan dhe 26 oficerë u plagosën, përfshirë katër të cilët u plagosën rëndë.

Protestës iu bashkua online edhe miliarderi amerikan Elon Musk, i cili ndër të tjera bëri thirrje edhe për shpërbërjen e parlamentit britanik.

Politikanë dhe aktivistë të tjerë ekstremistë të djathtë u ftuan të flisnin në protestë edhe nga vende të tjera, përfshirë Francën.

Përfaqësues të qeverisë britanike të pyetur nga mediat thanë se nuk ishin të shqetësuar nga protesta, e cila sipas tyre tregoi që fjala e lirë në britani të madhe  është e garantuar./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë