Politikë
Të dielën në Selanik, Rama: Rikthehem me kënaqësi të posaçme tek shqiptarët e Greqisë!

Kryeministri Edi Rama do të realizojë një tjetër takim me shqiptarët e Greqisë, në kuadër të turit me Diasporën.
Kreu i vendit tonë konfirmoi se të dielën do të jetë në Selanik, pasi vizitoi Athinën në maj.
Në një postim në Facebook, Rama thekson se rikthehet me kënaqësi të posaçme tek shqiptarët e Greqisë.
“Pasnesër do të rikthehem me një kënaqësi krejt të posaçme tek shqiptarët e Greqisë, këtë herë në Selanik, ku historia na ka lidhur me njëmijë fije dhe e sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë jugorë, si dy popuj europianë që edhe për pak vite do jenë krah për krah në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.
/vizionplus.tv




