Instituti I Shëndetit në Itali ka dhënë disa statistike në lidhje me situatën nga koronavirusi në Itali, vdekjet, të shëruarit dhe të infektuarit.

Raporti në fakt nuk përfshirin numrin e lartë të vdekjeve në dy ditët e fundit (17 dhe 18 mars).

Megjithatë edhe përmbledhja deri para datës 17 mars jep disa të dhëna që mund të bëjnë të lexosh më mirë situatën dramatike në këtë vend nga COVID-19.

Shumica e viktimave në Itali janë meshkuj, ndërsa femra janë më pak se gjysma e burrave.

Mosha mesatare e femrave që kane gjetur vdekjen është 83.7 vjec ndërsa ajo e meshkujve është 79.5 vjec.

Të vdekurit poshtë moshës 50 vjec janë 17 si numër.

5 prej viktimave nuk I kishin mbushur ende 40 vjec por ishin të gjithë meshkuj me sëmundje të tjera.

Interesante edhe një e dhënë tjetër që lidhet me moshën mesatare të  viktimave që është 80.5 vjec ndërsa mosha mesatare e të prekurve nga infeksioni është 63 vjec. Insuficenca respiratore është patologjia që ka dhënë komplikacionet më të rënda me pasojë vdekjen tek shumë paciente ( 97.2%). Ndërkohe viktimat e tjera kanë pasur probleme në veshka, shqetësime kardiologjike etj.

Duhet thene që rreth 68.3% e viktimave kanë pasur probleme të rënda me semundjet ne mushkëri, probleme kardiake, diabet, semundje tumorale, etj.

Të mërkurën në Itali gjeten vdekjen 475 persona, që është rekordi brenda 24 orëve që kur vendi u prek nga koronavirusi ndërsa numri total I viktimave po I afrohet 3 mijë personave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *