Dy të rinjë shqipta janë ekstraduar nga Greqia dhe Holanda në vendin tonë, të cilët janë dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikës.

 

Në një njoftim për media, policia bën me dije se Zef Gjikolaj, 33 vjeç u ekstradua nga Holanda, pasi me vendimin e datës 26.05.2017, Gjykata e Lezhës e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në datën 11.12.2015, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, ka tentuar të shesë 15.6 kg lëndë narkotike cannabis sativa, në Mirditë.

 

Ndërsa Ergys Rushan, 37 vjeç, banues në Korçë u ekstradua nga Greqia, për të cilin Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Interpol Tirana – Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 

 

Ekstradohen nga Greqia dhe nga Holanda, drejt Shqipërisë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë, 1 tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Të tre të ekstraduarit, të dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

 

Specialistët e ZQK Interpol Tirana, në kuadër të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë ekstraduar, në hyrje dhe në dalje të RSH-së, 3 shtetas shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.  

 

-Si rezultat i bashkëpunimit me homologët holandezë u ekstradua nga Holanda drejt Shqipërisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Zef Gjikolaj, 33 vjeç. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin e datës 26.05.2017, e ka dënuar këtë shtetas, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në datën 11.12.2015, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, ka tentuar të shesë 15.6 kg lëndë narkotike cannabis sativa, në Mirditë.

 

-Si rezultat i bashkëpunimit me homologët grekë u ekstradua nga Greqia drejt Shqipërisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar Ergys Rushan, 37 vjeç, banues në Korçë, të cilin Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

-Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit me homologët italianë u ekstradua nga Shqipëria drejt Italisë, shtetasi Armant Beqiri, 40 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. 

 

2 shtetasit e ekstraduar drejt Shqipërisë iu dorëzuan Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *