E hënë, 5 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Të dënuar me 25 vjet burg për vrasje, publikohen emrat e tre të shumëkërkuarve (Foto)

Policia e Shtetit ka publikuar emrat dhe fotot e 3 personave të tjerë të kërkuar për vrasje që janë objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

 

Reklamë

Bëhet fjalë për Dritan Rexhepin, i cili në 6 janar të vitit 1999 ka vrarë me armë zjarri shtetasit D. K. dhe R. B. në Krujë.

 

Rexhepi është dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasja me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, “Plagosja e rëndë, me pasojë vdekjen” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

 

 

Personi i dytë i shpallur në kërkim identifikohet se Bledar Mneri. Ky shtetas në vitin 2015 ka vrarë shtetasin V. B.  Gjykata e dënoi me 25 vitë burg për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

 

 

I kërkuari i tretë është Gazment Nebiu. Ai ka qenë pjesëtar i bandës së armatosur “Banda e Kakamit”. Për këtë arsye, Nebiu është dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vjedhja me dhunë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë