E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Të dehur dhe pa patentë në timon/ Policia “zbor” shoferëve

Përmes droneve dhe radarëve, Policia Rrugore ka kryer disa kontrolle intensive në të gjithë vendin. Disa u konstatuan duke lëvizuar me shpejtësi ekstreme, e disa drejtues mjetesh kanë qenë edhe të dehur.

 

Në 48 orët e fundit janë arrestuar 15 shoferë, nga të cilët 9 kanë qenë pa patentë, kurse 6 i jepnin makinës të dehur dhe mbi 132 leje drejtimi janë pezulluar për po të njejtat arsye. Ndërkohë, janë vendosur 2531 gjoba dhe në Tiranë.

 

Reklamë

F.K. është përpjekur t’i japë ryshfet policëve duke u drejtuar një kartmonedhë 2000 lekëshe, pasi është gjobitur për mosmbajtjen e rripit.

 

Gjithashtu në autostradën Milot-Morinë është arrestuar I.N, pasi kundrejt pagesës po tentonte të kalonte disa emigrantë të paligjshëm matanë kufirit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë