E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Të dehur dhe me shpejtësi “skëterrë”, arrestohen 16 persona, hiqen me dhjetëra patenta

16 shoferë janë arrestuar gjatë dy ditëve të fundit, nga të cilët 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 9 në gjendje të dehur.

 

Reklamë

Ndërkohë, janë pezulluar 89 leje drejtimi, nga të cilat 60 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 27 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 2 për qarkullim në sens të kundërt.

 

Në të gjithë vendin, 2378 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me gjobë për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

 

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Jordan Misja”, kanë goditur një rast të mitëdhënies. Duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, M.L. iu ka ofruar punonjësve të Policisë, një kartëmonedhë të prerjes 20 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë