Subscribe

Këto janë një cikël me skulptura që artisti Vladimir Llakaj ka sjellë për publikun në ekspozitën e tij personale “Të dashurit e mi”. Veprat të punuara me allçi dhe gizë janë realizuar gjatë kohës së pandemisë dhe tematikë kryesore është portreti familjar. Ekspozita ka një mesazh të thjeshtë. Koha është gjëja më e shtrenjtë, ndaj duhet shpenzuar me njerëzit e duhur.

 

VLADIMIR LLAKAJ

SKULPTOR

“Kjo koha e pandemisë e përforcoi akoma më shumë që ideja e familjes, është vendi ku fillon artisti që në moshë të re ti bëjë përshtypje mënyra se si duket të investigojë dhe të hulumtojë natyrën njerëzore.”

 

Skulptura është një nga artet më pak të vlerësuara sot, ndaj Llakaj shpreson që këto vepra  të shërbejnë dhe si një pikënisje dhe frymëzim për studentët e rinj.

 

VLADIMIR LLAKAJ

SKULPTOR

“Shqipëria është një vend që është edukuar dikur shumë me këtë art figurativ, me artin në përgjithësi. Por tani është zbehur, dallohet. Kjo ishte një iniciativë edhe për ata. P.sh. unë e kam hapur në galerinë e universitetit të arteve që dhe për ata të jetë një lloj optimizmi”

 

Ekspozita “të dashurit e mi” do të qëndroj  e hapur për të gjithë artdashësit në Galerinë FAB pranë Universitetit të Arteve deri më datë 15 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *