Uncategorized
Aksident në Korçë, 3 persona të lënduar

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Voskopojës, në Korçë.
Si pasojë e aksidentit, raportohet se janë lënduar 3 persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Korçës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa nuk ka informacion zyrtar për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




