Policia e Shtetit ka bërë me dije se katër persona kanë rënë në pranga në vijimësi të veprimtarisë hetimore për  zbardhjen e plotë të  ngjarjes së  ndodhur më datë 9 prill në Rinas.

 

Sipas uniformave blu të ndaluarit janë shtetasit me iniciale O. V., 38 vjeç, banues në  Krujë, A. B., 34 vjeç, banues në Elbasan, me banim të përkoheshem në Tianë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, R. S., 25 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan  dhe  S. Ç. 28 vjeç, lindur në Kajan Elbasan dhe banues në Elbasan.

 

“Grupi i Posaçëm Hetimor  nën drejtimin e  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,  në bazë të veprimeve hetimore të kryera dhe informacioneve të marra në rrugë operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit është bërë i mundur  ndalimi  i katër autorëve të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje. Gjatë operacionit për ndalimin e këtyre shtetasve  janë  përdorur teknika speciale hetimore  dhe janë përfshirë strukturat  operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorive Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Durrës.”

 

Gjithashtu gjatë kontrolleve  janë  gjetur  dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, prova të shumta  të cilat  do të shërbejnë për thellimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *