Subscribe

Ambasadorja Yuri Kim, në një pronocim për mediat, pasi takimit me Lulzim Bashën, shprehu angazhimin e SHBA për të punuar me PD.

 

Diplomatja tha se kishte pak orë që ishte kthyer nga Washington, aty ku ka dhënë informacion për situatën në Shqipëri, teksa shtoi se e ndjeu të rëndësishme që të fliste me Bashën.

 

Më tej, ajo konfirmoi edhe njëherë qëndrimin dhe seriozitetin e SHBA-së për luftën kundër korrupsionit.

 

“Sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni. Ku kam pasur mundësinë të flas me drejtues nga të gjitha agjencitë, përfshirë shtëpinë e bardhë, departamentin e drejtësisë. Pata mundësinë  që t’u jap informacion shefave të mi dhe kolegëve të mië për situatën në Shqipëri. Mendova që ishte tejet e rëndësishme që sapo të vija të mund të vija në PD për ta ndarë atë që kam mësuar nga Uashingtoni. Ndava me Bashën që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar më ngushtësisht me PD. Sikurse e dinë të gjithë, SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD që në fillimet e saj. Ne ishim aty, kur PD hypi në pushtet për herë te dhe shpresoj të punojmë së bashku kur ajo të vijë në pushtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *