Deklaratat e forta të kandidatit të LSI në Gjirokastër, Vangjel Tavo për shitblerje votash nuk munguan në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”.

 

Tavo denoncoi publikisht se për të mbledhur vota për socialistët po përdoren ish-trafikantë droge.

 

“Zoti Duraj nuk e ka vënë re prezencën e policisë në Gjirokastër. A keni dijeni që në Gjirokastër është ish-drejtori i policisë të Qarkut Gjirokastër i kohës së hashashit në Gjirokastër, që lëviz dhe ka zonë influence dhe takon apo intimidon dhe përdor ish-trafikantët dhe kultivuesit për çështje vote? E keni këtë informacion? E keni takuar edhe ju personalisht”, ju drejtua Vangjel Tavo, kandidatit socialist, Laert Duraj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *