Jo vetëm Armando Sadiku. Edhe një tjetër shqiptar, si Taulant Xhaka, është bërë protagonist në ndeshjen tjetër të kampionatit zviceran që u luajt të dielën dhe ku Bazeli realizoi një përmbysje të jashtëzakonshme të rezultatit, duke fituar 4-3 ndaj Lozanës. Pjesë e “gatimit” të golit të dytë, që nisi përmbysjen për kampionët në fuqi të Zvicrës, ishte edhe mesfushori i Kombëtares kuqezi, Xhaka, përmes një assisti. Ndërsa dy golat e mbrojtësit të përfaqësueses kosovare, Benjamin Kolollit nuk i kanë mjaftuar Lozanës, për t’i rrëmbyer të paktën një barazim Bazelit. Skuadra e Xhakës, tashmë udhëheq renditjen me 17 pikë avantazh, edhe pse deri 20 minuta nga fundi i ndeshjes humbte 3-1.
Nga ana tjetër nuk ka të ngopur në gola zviceranë, Albian Ajeti, i cili gjatë fundjavës shënoi përsëri për St.Galen. Vëllai i Arlindit, gjeti rrugën e rrjetës në barazimin 2-2 që skuadra e tij fiksoi në transfertë kundër Jang Bojs. Ai ishte autor i golit, për barazimin e përkohshëm të rezultatit, në 1-1. Ky ishte goli i tetë në kampionatin zviceran për sulmuesin që gjendet në shënjestrën e Kombëtares shqiptare. Teksa aktualish ai ndodhet i teti në listën e shënuesve më të mirë në Superligën zvicerane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *