Subscribe

Sikundër kishte paralajmëruar, administrata tatimore nisi kontrollet e subjekteve turistike përgjatë vijës bregdetare.

 

Aksioni nisi nga baret dhe restorantet në Gjirin e Lalzit në Durrës dhe do të shtrihet gradualisht në të gjithë vendin. Sipas të dhënave nga tatimet, në total do të verifikohen më shumë se 20 mijë tatimpagues.

 

Qëllimi i verifikimeve është formalizimi i plotë i biznesit. Ndaj tatimorët do të kërkojnë nëse janë respektuar një sërë detyrimesh siç janë: regjistrimi në QKB dhe në tatime, dokumentimin e mallrave gjendje, lëshimi i kuponit tatimor, si dhe regjistrimin e punonjësve.

 

Paralelisht me këto çështje, administrata tatimore bën thirrje që çmimet të jenë të afishuara në zonë të dukshme nga klienti.

 

Administrata tatimore thotë se ky aksion nuk ka për qëllim ndëshkimin e bizneseve, por edukimin dhe informimin e tyre, në mënyrë që të përmbushin në mënyrë vullnetare detyrimet.

 

Çdo vit në nisje të sezonit turistik, fokusi i punës së tatimoreve përqendrohet tek bizneset turistike, të cilat në jo pak raste abuzojnë me çmimet e shërbimeve që ofrojnë ndaj klientëve, por edhe tentojnë ti shmangen detyrimeve fiskale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *