Drejtoria e Hetimit Tatimor ka ndëshkuar 9 subjekte në zonën e Sarandës, të cilët nuk kanë lëshuar kuponin tatimor. Masat janë marrë pas kontrolleve dhe verifikimet për të reduktuar evazionin fiskal, ndërsa është vendosur bllokimi i përkohshëm i aktivitetit. Drejtoria e Hetimit tatimor tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, për të siguruar një ecuri pozitive të sezonit. Javët e fundit janë marrë masa ndëshkuese ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në turizëm, për shkak se konsiderohet si një nga sektorët me risk të lartë për evazion. Informaliteti vijon të jetë i konsiderueshëm, kryesisht tek njësitë e akomodimit, ku qindra banesa private shërbejnë si hotele, duke mos paguar detyrimet që i takojnë në shtet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *