Subscribe

Grupe të dedikuara në Drejtorinë Rajonale do të jenë në dispozicion të bizneseve të vogla për çdo paqartësi që ata do të kenë për përfshirjen në skemën e TVSH.

 

Drejtorja e përgjithshme Vasilika Vjero thotë se tatimet kanë tashmë gati procedurën e thjeshtuar që do të zbatojë biznesi.

 

“Ky kënd është i ngritur në 13 drejtori rajonale, kemi grupe të dedikuara në territor që i ndjekin tatimpaguesit në vendin ku ushtrojnë aktivitetin dhe deri më sot ne kemi prekur më shumë se 5500 tatimpagues nga 9975. Deklarata do të jenë në baza 3 mujore dhe jo mujore dhe të gjithë tatimpaguesit të njihen me faktin se do të kenë një deklaratë të thjeshtuar të TVSH, pra deklarata e TVSH do të jetë shumë e thjeshtuar për t’i ardhur në ndihmë të gjithë tatimpaguesve për këtë proces.”

 

Gjatë një vizitë në zyrat e tatimpaguesve të vegjël, Vjero i ktheu përgjigje edhe skeptikëve lidhur me kapacitet e administratës tatimore për të përballuar këtë fluks në rritje të bizneseve në TVSH.

 

Sipas të dhënave nga tatimet, deri më tani kanë hyre në skemë 9970 tatim pagues, nga rreth 11 mijë që ishte parashikimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *