E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Tatimet shtojnë shërbimet online, investimi 15.4 milion lekë

Tatimpaguesit e degës së rajonale Tiranë do të kenë mundësi të marrin një shërbim më të shpejtë, por edhe në mënyrë elektronike, falë një investimi të kryer në aparatura, që kap vlerën e 15.4 milion lekëve.

 

Ministra e financave Anila Denaj tha se tashmë 90 % e shërbime jepen në rrugë elektronike.

 

Reklamë

“Vetëm gjatë përiudhës janar-shkurt 2019, në këtë zyrë janë dhënë 8100 shërbime on line, një shifër e konsiderueshme kjo.”

 

Për ministren koha e përfituar nga dixhitalimi do të shërbejë për të trajtuar më me shpejtësi ankesat që vijnë nga ana e biznesit.

 

E rëndësishme është që koha mbetur në dispozicion të shërbejë për ti trajtuar më me shpejtësi dhe objektivitet ankesat e biznesit, si dhe për të kuptuar cfar mund të rregullojmë në zyrat e tatimeve.

 

Më shumë video

Reklamë