E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tatimet bëjnë bilancin e aksionit, mbi 150 subjekte të kontrolluara, janë bllokuar 63 tonë produkte

Në 9 ditët e aksionit për produktet që shiten pa faturë, inspektorët e Tatimeve kanë kontrolluar 151 subjekte dhe disa prej tyre janë gjetur në shkelje.

Për pasojë, janë bllokuar 63 tone produkte bujqësore dhe blegtorale që ishin pa faturë.

Drejtoria e Tatimeve përsërit thirrjen që tregtarët të pajisen me faturë në momentin që blejnë produkte nga fermerët.

Kjo jo vetëm për të formalizuar tregun, por edhe për të garantuar gjurmueshmëri në rastet kur ka probleme me sigurinë ushqimore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë