Subscribe

20 gushti është afati i fundit kur bizneset subjekt i tatimit mbi dividendin mund ta paguanin atë në masën 8 %. Nga dita e mërkurë, norma e tatimit do të jetë 15%. Bëhet fjalë për dividendin e vitit 2018.

 

Ndërsa ata që do të paguajnë për vitin 2017 kanë edhe një muaj afat.

 

Në bazë të ligjit data 20 gusht është afati I fundit që subjektet do të përfitonin me normë të reduktuar. Deri tani ka patur shumë subjekte që e kanë bërë këtë pagesë. Por kujtojmë që nga data 21 gusht tatimi do të jetë 15 për dividentin e 2018. Për të gjithë ato biznese që do të paguajnë dividentin e 2017 afati është 31 shtator.

 

Duke ju referuar të dhënave të administratës tatimore të ardhurat nga dividendi kanë shënuar rritje. Si 8 mujor, shifra arrin në 5.7 miliard leke..TAB për administratën tatore efekt në këtë rritje të arkëtimit ka dhënë ulja e normës së tatimit.

 

Ligji që përgjysmoi normën e tatimit mbi dividendin u konsiderua nga presidenti i republikës si antikushtetues, pasi ai pati efekt prapaveprues.

 

Përmes këtij ligji, pronaret dhe aksionerët e kompanive te mëdha jo vetëm paguan shumë më pak detyrime në shtet nga fitimet e tyre, por edhe e shtrinë ndër vite këtë favor të dukshëm financiar që u bëri qeveria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *