Administrata tatimore ka paralajmëruar se do te nise një aksion te gjere ne te gjithë vendin gjate muajve prill-maj. Objekt janë te gjithë bizneset, te cilët kane borxhe te papaguara ndaj tatimeve. Por jashtë vëmendjes  nuk do te jene edhe ato subjekte qe jane deklaruar me status pasiv.

 

Kjo tendence është konstatuar gjate muajve te pare te vitit, per shkak edhe te uljes se kufirit te TVSH-se ne 2 milion leke. Tatimet njoftojnë se pjese e kontrolleve do te jene edhe subjektet qe merren me realizimin e punëve publike, sidomos kompanitë e ndërtimit, per te verifikuar kryesisht numrin e punonjësve te deklaruar. Lëshimi i kuponit tatimor do te vijoje te jete pjese e kontrolleve me qellim shmangien e informalitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *