Kili ka shpallur gjendjen e emergjencës pas përshkallëzimit të protestave të dhunshme që lanë pas deri tani 10 viktima dhe qindra të plagosur.

 

Protestat, e drejtuara nga studentët, filluan dy javë më parë kundër rritjes së tarifave në transportin publik.

 

Ato u zgjeruan më pas në një lëvizje kundër rritjes së kostos së jetesës dhe pabarazisë.

 

Duke folur para gazetarëve, ministri i Brendshëm i Kilit, Andres Chadëick, tha se ka pasur 70 “incidente serioze të dhunës”, përfshirë 40 grabitje të supermarketeve dhe bizneseve të tjera.

 

Protestuesit i kane vene zjarrin shume mjeteve te transportit publik.

 

Chadëick konfirmoi se janë mobilizuar rreth 10,500 policë dhe ushtarë. Sipas autoriteteve, më shumë se 1,400 njerëz u arrestuan në të gjithë vendin.

 

Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, ka pezulluar transportin e metrove, por protestat nuk kanë përfunduar.

 

Trupat ushtarake dolën në rrugë për herë të parë që nga viti 1990, kur Kili fitoi demokracinë pas diktaturës së Augusto Pinochet.

 

Per 15 dite me radhe ata do te ndihmojne policine per te kontrolluar rruget e kryeqytetit Santiago, ne te cilin tashme eshte vendosur shtetrrethimi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *