E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Tare shënjestron Kumbullën, por bigët e Europës duan talentin kuqezi

Lacio vazhdon të ëndërrojë si në kampionat aty ku është vetëm 1 pikë larg kreut por edhe në merkaton e futbollisteve . Sipas medias italiane objektivi kryesor për merkaton e verës është tashme mbrojtësi kuqezi  Marash Kumbulla . Talenti shqiptar ka bërë një sezon fantastik deri në këto momente me fanellën e Veronës duke qenë në vëmendjen e skuadrave më në zë të Italisë por edhe të Europës . Për 20 vjeçarin lista e pretendentëve rritet çdo ditë me  skuadra te reja , një fakt që konfirmohet  nga menaxheri i tij Xhiani Vitali . Sipas tij deri në këto momente janë të interesuara skuadra si Lacio, Napoli, Fiorentina, Inter e Juventus përsa i perket italise . Në Gjermani sot prestigjiozja Bild bënte të ditur interesimin e  Bajern , Leverkusen e Dortmund . Është një konkurrencë që të frikëson edhe pse Lacio dhe Igli Tare nuk kanë ndërmend të tërhiqen . Gjithmonë sipas italianëve drejtori sportive i Lacios është munduar te kontaktoje me menaxheret e futbollistit direkt pas ndeshjes ne Olimpiko për të bllokuar lojtarin . Ka një përgjigje pozitive por fjala e fundit I takon lojtarit . ne janar Kumbulla nuk arriti te kalonte te Napoli pasi futbollisti kërkoi teë merrte kohë për të vlerësuar nëse ishte zgjedhja e duhur për të. Mbrojtësi shqiptar është 20 vjeç dhe kartoni i tij ka kapur një vlerë prej 20 milionë euro.

Vazhdo të lexosh

Reklamë