Kronikë
Tapë në timon/ 35 vjeçari përplaset me kamionin në aksin kombëtar

Një 35 vjecar i dehur për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.
Shtetasi me iniciale I. K., 35 vjeç, banues në Përrenjas, u kap në flagrancë pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin Q. B.
Reklamë
Për pasojë janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




