E martë, 22 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tap në timon, kuksiani merr përpara “Audin”

Specialistët e Seksionit Trafikut Interurban dhe Urban Kukës, arrestuan në flagrancë  një 35 vjeçar nga fshati Shtiqën pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

 

Arrestimi i 35 vjeçarit u bë pasi në aksin rrugor Kukës-Ura e Drinit të Zi, tek “Lugu i Prizerit”, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin J.K., 40 vjeç, banues në fshatin Zgjeç, Has.

 

Reklamë

Si pasojë e aksidentit ka patur vetëm dëme materiale.

 

Ndërkohë pas bërjes së testit të alkoolit rezultoi se shtetasi J.I, kishte konsumuar alkool tej normave të lejuara, në masën 0.73 mg/l.

Vazhdo të lexosh

Reklamë