Subscribe

Testet të cilat u liberalizuan për tregun privat më 23 korrik janë më të shtrenjtët në rajon. Një analizë e tillë që mund të kryhet në dy laboratorë, të vetmit të certifikuar nga autoritetet shëndetësore në kryeqytet, kushton 100 euro dhe rezultati vonon 2-3 ditë.

Në një krahasim të bërë me Kosovën fqinje, një tampon kushton 65 euro, ndërkohë që rezultati merret për 48 orë, por janë certifikuar edhe shumë laboratorë që nxjerrin përgjigjen për 45 minuta me kosto ekstra. Në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi testi kushton 50 euro ndërsa në Bosnje dhe Hercegovinë 70 Euro

Mjeku epidemiolog Erion Dasho thotë se kostoja e një tamponi në Shqipëri  është e pajustifikuar.

 

ERION DASHO

MJEK EPIDEMIOLOG

 

 Është i pa justifikuar çmimi prej 100€. Jemi në emergjencë, duhet të mbikëqyrë shteti, sepse bëhet fjalë për një abuzim prej miliona eurosh që po bëhet në kurrizin e qytetarëve dhe pacientëve shqiptarë. Janë rreth 500 mijë euro në ditë që shpenzohen për të parë praninë e sars Covid 2.

 

Ndërsa lidhur me markën me origjinën e tamponëve të importuar nga laboratorët në vendin tonë, Dasho thotë se mungon transparenca, që hap shtigje edhe për abuzime.

 

Ka patur mungesë transparence me të gjithë elementët e përgjigjes ndaj Covid në Shqipëri për të raportuar për markën dhe origjinën dhe çmimin e testeve. Terri informativ ku jemi tani është i pajustifikuar.

 

Autoritetet në Malin i Zi nuk i kanë liberalizuar ende tamponët në strukturat laboratorike private.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *