Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia denoncoi se mjekët nuk kanë marrë rrogat. Me anë të një postimi në “Facebook”, Spahia tha se kjo tregon se kryeministri Edi Rama po tallet me qytetarët.

 

“Tallet pa pikë turpi me qytetarët, e sidomos me personelin shëndetësor që i ka lënë pa rroga, por del e bën teatër në media! Vetëm një individ si Edi Rama mund të degradojë shtetin deri në atë masë, sa të mos paguajë as mjekët e spitaleve Covid!!!! Personeli shëndetësor i Sanatoriumit denoncon se nuk kanë marrë pagat. Java u mbyll dhe e hëna 12 tetor, do i gjejë mjekët të papaguar për punën e tyre!!! Por as Edi Rama e as militantja e tij në krye të ministrisë së shëndetësisë nuk flasin për këtë, sepse nuk e kanë shqetësim, nuk u bëhet vonë!!! Ky është realiteti skandaloz i pushtetit të kalbur të Edi Ramës, që ka pafytyrësinë të kërkojë sërish votat e shqiptarëve, e që premton rritje pagash, kur nuk jep pagat aktuale! Të mos paguash as mjekët e vijës së parë, ata ta spitaleve Covid, që po mbajnë peshën e mbingarkesës së të infektuarve përtej kapaciteteve njerëzore e infrastrukturore, do thotë të mos kesh pikë njerzillëku, përvecse asnjë normë institucionale e shtetare.”

 

Këtë të shtunë, qeveria njoftoi se duke nisur nga e enjtja maska do të jetë e detyrueshme edhe në ambientet e hapura.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *