E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Libri “Talk Show: Para dhe pas ekranit” zbulon të vërtetat që nuk shihen nga publiku

Një libër që zbulon prapaskenat dhe sekretet e formatit talk show në televizion. Ky eshte  botimi me i fundit i cili i është prezantuar lexuesve, me autor gazetarin Elvin Luku publikuar nga “Botimet Pegi”. Akademiku Artan Fuga, referues në promovimin e botimit tha se studimi hedh dritë mbi të vërtetat e asaj që nuk shihet në ekran.

 

Ndërsa Drejtuesi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Mark Marku, u shpreh se libri fokuson zhanrin më të përhapur dhe te kritikuar te televizionit.

 

Reklamë

Ndërkohë vetë autori theksoi se një nga problematikat kryesore është mungesa e publikut dhe angazhimit të tij në këto programe.

 

Të pranishëm në këtë promovim ishin moderatorë te ekraneve, pedagoge, gazetare dhe studente te komunikimit.

Më shumë video

Reklamë