Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
06 June 2026
Vizion fokus

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, përplasen automjetet, dy persona...

Ndeshja me Luksemburgun, policia plan masash, ja akset që...

Pamje tronditëse në Ankara, babai var në dritare vajzën...

Putin refuzon takimin me Zelenskin, Ukraina lëshon qindra dronë...

Rama mbron projektin e Zvërnecit, kryeministri sjell modelin portugez....

Berisha përshëndet protestën, por kundërshton ata që i kërkojnë...

Vajza vrau nënën me thikë në Kurbin, arrestohet nga...

Ukraina lëshon qindra dronë drejt Rusisë në ditën e...

“Protestat të nxitura nga Greqia dhe Irani”/ Berisha: Deklaratat...

Me not përreth Ishullit të Sazanit, avokatja Eva Buzo...

Talibanët publikojnë dekret për të drejtat e grave

3 Dhjetor 12:34

Qeveria e talibanëve në Afganistan ka lëshuar të premten, 3 dhjetor, një dekret për të drejtat e grave, sipas të cilit gratë nuk duhet të konsiderohen “prona” dhe duhet të japin pëlqimin për martesë.

 

Megjithatë, në dokument nuk është përmendur qasja e tyre në edukim dhe punë jashtë shtëpisë.

 

Talibanët janë nën presion nga komuniteti ndërkombëtar, i cili ka ngrirë fondet për Afganistanin, duke synuar që në këtë mënyrë të shtyjë grupin drejt respektimit të të drejtave të grave.

 

“Gruaja nuk është pronë, por qenie e lirë njerëzore. Askush nuk mund ta këmbejë atë për paqe apo për t’iu dhënë fund armiqësive”, është thënë në dekretin e talibanëve të lëshuar nga zëdhënësi, Zabihillah Muhajid.

 

Në dekret është thënë se gratë nuk duhet të martohen me detyrim dhe se gratë vejusha duhet të kenë qasje në pasurinë e ish-bashkëshortit. Gjykatat do të duhet të kenë parasysh këtë dekret kur të marrin vendime dhe ministritë për çështje fetare dhe informim duhet të promovojnë këto të drejta, është thënë mes tjerash në dekret.

 

Gjatë regjimit të kaluar në periudhën 1996-2001, talibanët ua kanë ndaluar grave daljen nga shtëpitë pa një familjar burrë, i kanë detyruar të mbajnë mbulesë në kokë dhe ua kanë ndaluar qasjen në edukim.

 

Talibanët kanë thënë se kanë ndryshuar pasi disa shkolla të mesme për vajza, në disa provinca, vazhdojnë të jenë të hapura./R.E.L

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
dekret gra Talibane Te Drejta

Nga e njëjta kategori

Një mbrëmje magjike italiane në “Marina Orikum”

më shumë...

Pamje tronditëse në Ankara, babai var në dritare vajzën e tij 3 vjeçare, e kërcënon me thikë në dorë

më shumë...

Putin refuzon takimin me Zelenskin, Ukraina lëshon qindra dronë ndaj territorit të Rusisë

më shumë...

Rama mbron projektin e Zvërnecit, kryeministri sjell modelin portugez. Gonxhe: Analizë e reflektim për protestën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

4:19

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, përplasen automjetet,...

3:53

Një mbrëmje magjike italiane në “Marina Orikum”

3:49

Ndeshja me Luksemburgun, policia plan masash, ja...

3:22

Pamje tronditëse në Ankara, babai var në...

3:07

Putin refuzon takimin me Zelenskin, Ukraina lëshon...

2:40

Pajisjiet digjital rrezikojnë fëmijët, mjekët dhe socialogët:...

2:36

Rama mbron projektin e Zvërnecit, kryeministri sjell...

2:19

Alarm në Tiranë, 35-vjeçari prej 3 ditësh...

2:07

Berisha përshëndet protestën, por kundërshton ata që...

1:54

E quajti Mozën shkije, Arbër Sulstarova: Iliri...

1:39

“Ai nuk del nga vetja, publiku e...

1:18

Vajza vrau nënën me thikë në Kurbin,...

12:52

“S’kam patur asnjë përfitim nga Moza”, Sorgini...

12:51

Bordi ul sërish çmimin e naftës, do...

12:49

Ukraina lëshon qindra dronë drejt Rusisë në...

12:38

“Protestat të nxitura nga Greqia dhe Irani”/...

12:25

Protestë në Palermo kundër dasmës luksoze të...

12:21

Me not përreth Ishullit të Sazanit, avokatja...

12:12

U plagos gjatë operacionit për kapjen e...

11:56

Sot finalja e Miss Shqipëria, gjithçka gati...

Më të klikuarat

  • Eliminimi i dytë brenda natës, kush u largua nga Ferma Vip
  • Nga Londra në Tiranë, Moza merr surprizën e veçantë
  • “Gjithmonë kam pasur nevojë për mbështetjen e Florit”, Soni...
  • “Ai nuk del nga vetja, publiku e ka dashur në çdo rol&...
  • I vendosi thikën në fyt efektivit të Rrugores, policia njoft...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.