Qeveria e udhëhequr nga talibanët në Afganistan ka paralajëmruar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian se përpjekjet e tyre që përmes sanksioneve të bëjnë presion mund të paraqesin kërcënim për sigurinë dhe të shkaktojnë një valë refugjatësh ekonomikë.

Ministri i Jashtëm në qeverinë e talibanëve, Amir Khan Muttaqi, u tha diplomatëve perëndimorë gjatë bisedimeve në Doha se “dobësimi i qeverisë afgane nuk është në interesin e askujt, sepse efektet negative do të ndikojnë drejtpërdrejt në botë në sektorin e sigurisë dhe migrimin ekonomik”.

Talibanët e kanë një zyrë politike në Doha të Katarit.

Talibanët rrëzuan qeverinë e Afganistanit të mbështetur nga SHBA-ja në muajin gusht, pas një konflikti dy-dekadësh, dhe kanë shpallur një emirat islamik të qeverisur përmes interpretimit të ashpër të ligjit islamik.

Por, përpjekjet për të stabilizuar vendin kanë hasur në vështirësi pasi ata po përballen me sulmet e grupit ekstremist rival, Shteti Islamik-Khorasan dhe komuniteti ndërkombëtar ende nuk e ka njohur qeverinë e tyre duke ngrirë edhe fondet.

Në bankat afgane janë në përfundim paratë e gatshme dhe nëpunësit civilë nuk paguhen.

“Ne i nxisim vendet botërore të heqin sanksionet ekzistuese dhe t’i lejojnë bankat të veprojnë normalisht në mënyrë që grupet bamirëse, organizatat dhe qeveria të mund t’i paguajnë pagat stafit të tyre me rezervat e tyre”, citohet t’u ketë ministri taliban, diplomatëve perëndimor.

Vendet evropiane në veçanti janë të shqetësuara se nëse ekonomia afgane shembet, një numër i madh emigrantësh do të nisen drejt kontinentit evropian.

Uashingtoni dhe BE-ja kanë thënë se janë të gatshëm të mbështesin nismat humanitare në Afganistan, por janë të kujdesshëm në dhënien e mbështetjes direkte talibanëve pa garanci se do të respektojnë të drejtat e njeriut, veçanërisht të drejtat e grave./ Rel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *