E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Taksohen gjigandët e teknologjisë: Duhet të paguajnë 15% të fitimeve

This photograph taken on September 28, 2017, shows a smartphone being operated in front of GAFA logos (acronym for Google, Apple, Facebook and Amazon web giants) as background in Hédé-Bazouges, western France. (Photo by Damien MEYER / AFP)

Ministrat e Financës së grupit të shtatë vendeve që udhëheqin ekonominë në botë, arritën në një marrëveshje historike për vendosjen e një takse për kompanitë e mëdha multinacionale.

 

G7, në një takim në Londër, ra dakord për vendosjen e një takse 15 per qind  për koorporatat, qw sipas vendeve anetare do të parandalojë kompanitë e mëdha të shmangin  detyrimet ligjore.

 

Reklamë

Gjigandet e teknologjisë  si Amazon, Google dhe Facebook mund të jenë në mesin e kompanive që do të preken nga kjo taksë.

 

Sipas diplomatëve, ky vendim do të shërbejë për të ndihmuar  qeveritë të fitojnë miliarda dollarë si taksë, të cilat mund të përdorin  për të paguar  borxhet që kanë marrë gjatë krizës së pandemisë COVID-19.

 

Marrëveshja  është  arritur  nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe , Franca, Gjermania, Kanadaja, Italia dhe Japonia.

Por eshte paralajmëruar se edhe vendet e tjera në samitin e G20-ës, muajin e ardhshëm do të ndjekin të njëjtin shembull.

 

Kompanitë e mëdha, siç janë Amazon dhe Google, mund të hapin zyrat e tyre në shtete që kanë taksa të ulëta dhe në po ato vende ata deklarojnë edhe fitimet e tyre.

Kjo do tw thotw se kompanitë mund të paguajnë taksën lokale të vendit ku janë të vendosura, edhe nëse fitimin kryesor e kanë bërë nga shitjet në ndonjë vend tjetër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë