Subscribe

Autostrada Tiranë – Durrës do të jetë me pagesë, por jo në vjeshtë. Sistemi i ri i kalimit do të zbatohet vetëm pasi kompania koncesionare të ketë mbyllur punimet sipas standarteve dhe të sigurohet rruga alternative.  Ministrja e intrastrurës Belinda Balluku premtoi nje proces transparent.

 

“Lidhja e kryeqytetit me portin e vendit është detyrë, ne na vendos para faktit që sa më shpejt të zhvillohet. Ne po punojmë, në vjeshtë projekti të shpallet për garë dhe më pas të kemi një garë transparente për të qenë fituesi i radhës dhe më pas të fillojnë punimet dhe jo që në shtator do të fillojë kalimi me pagesë. Do të ketë një dialog publik. të gjitha rrugët që në të ardhmen do të jenë me pagesë do të kenë gjithmonë rrugë alternative. Asnjë mundësi e vetme nuk do të jetë asnjëherë me pagesë”.

 

Pagesat sipas ministres Balluku do të jenë të përshkallëzuara, në varësi të distancës që do përshkojnë makinat.

 

“Janë dy të ketë një pagesë të përshkallëzuar, jo cdo dalje të paguhet me një tarifë, nëse dikush do të dalë në Rinas apo…pra në varësi të rrugës që do të përshkruajë cdo automjet. Pra tjetër pagesë kur del në Rinas, tjetër kur del në zonat periferike në Durrës apo në port. Dhe e dyta, kush do që të jetë fituesi detyra e parë që do të ketë është përmirësimi i rrugës së vjetër Tiranë-Plepa pa pagesë.

 

Autostrada Tiranë durrës nuk është e vetmja që do të behet me pagesë. Pas rrugës së kombit, edhe akse të tjera kombëtare pritet të jenë me kalim kundrejt tarifave te ndryshme. Mes tyer më të rëndësishmet janë rruga e Arbrit, autostrada tiranë elbasan si dhe aksi Levan-Vlorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *