E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Taksat vendore 2026: Bashkia Tiranë thirrje bizneseve të vetëdeklarojnë të dhënat!

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ka ndërmarrë një nismë informuese për të rikujtuar bizneset, por jo vetë ata, edhe qytetarët që kanë pronë e cila përdoret për qëllim tregtar, mbi rëndësinë e vetëdeklarimit të saktë të të dhënave, si një hap thelbësor për përllogaritjen e drejtë të detyrimeve vendore për vitin 2026.

Në kuadër të kësaj nisme, formulari i vetëdeklarimit u është dërguar tashmë taksapaguesve në profilin e tyre në portalin e-Albania, te rubrika “Dokumentat e mia”. Plotësimi i këtij formulari mundëson përditësimin e të dhënave reale dhe shmang pasaktësitë në llogaritjen e detyrimeve vendore.

Reklamë

Procesi i plotësimit është i thjeshtë dhe kryhet përmes disa hapave: hyrja në portalin e-Albania me kredencialet përkatëse si qytetar ose biznes, aksesimi i rubrikës “Dokumentat e mia”, plotësimi i formularit dhe dorëzimi i tij.

Formulari i plotësuar mund të dorëzohet pranë sporteleve të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore, me anë të shërbimit postar, ose online në adresën zyrtare të e-mail: [email protected].

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, thekson se vetëdeklarimi i saktë, para fillimit të procesit të përllogaritjes, garanton një vlerësim korrekt të detyrimeve vendore dhe rrit transparencën në marrëdhënien me taksapaguesit.

Në rastet kur formulari nuk shfaqet në profilin e taksapaguesit në portalin e-Albania, qytetarët dhe bizneset ftohen të përditësojnë të dhënat e tyre pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë