Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 December 2025
Vizion fokus

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë

Orban: Turqia do të jetë garantues për furnizimin e...

Sarkozy: Partia e Marine Le Pen nuk është rrezik...

Ukraina do ta ndajë me SHBA-në planin e rishikuar...

Persona të armatosur grabisin bibliotekën e Sao Paolos në...

“Evropa dhe Ukraina tani kanë më shumë karta”, Macron...

Pamjet tronditëse të tërmetit 7,6 ballë në Japoni, lëkundje...

Berisha: 35 vite më parë studentët e Dhjetorit nuk...

Piloti ukrainas i Su-27 vritet në krye të detyrës

Paraqitjet fantastike të Muçit, komentatori turk: Na mbylli gojën!

“Taksat nuk rriten në 2026”, Malaj: Rivlerësimi i pasurive do të bëhet me një normë prej 5%

5 Nëntor 18:28

Taksat nuk do të ndryshojnë, përkundrazi, qeveria synon lehtësimin e tyre për qytetarët dhe bizneset.

Edhe pse paketa fiskale pritet të publikohet javën e ardhshme, për shkak se po diskutohet ende me grupet e interesit dhe partnerët ndërkombëtarë, ministri i Financave Petrit Malaj siguroi se ajo nuk do të përmbajë asnjë masë që rëndon xhepat e shqiptarëve.

“Burimet kryesore të rritjes do të mbeten të lidhura me politikat e kujdesshme fiskale. Ministria e Financave ka miratuar gjithashtu paketën fiskale, e cila nuk parashikon taksa të reja apo rritje të tyre për vitin 2026”, tha Petrit Malaj.

Fokusi kryesor i projektbuxhetit për vitin e ardhshëm është mbrojtja sociale, me synimin për t’u garantuar të moshuarve një jetë më dinjitoze.

“Me shumë krenari mund të them se elementi më i veçantë është reforma e pensioneve. Pensioni urban do të arrijë në 40 mijë lekë, ndërsa pensioni rural në 18 mijë lekë. Kjo rritje, e parashikuar dhe e buxhetuar për tre vitet e ardhshme, do t’u japë brezave të parë më shumë dinjitet dhe mirëqenie”, u shpreh Malaj.

Në prezantimin e tij, ministri përmendi gjithashtu një sërë lehtësish fiskale, duke theksuar rikthimin e kompensimit për fermerët në masën 10% të faturës që dorëzojnë tek grumbulluesit, si dhe rivlerësimin e pronave me norma të favorshme.

“Një tjetër risi është skema e fermerëve, e cila synon të lehtësojë barrën e bujqve përmes mbështetjes direkte dhe kredive të buta. Norma e rivlerësimit do të jetë 5% dhe do të zbatohet gjatë gjithë vitit 2026”, deklaroi ministri i Financave.                                              

Një tjetër fokus i veçantë i buxhetit është arsimi. Malaj theksoi se fondet për këtë sektor do të rriten ndjeshëm, duke mundësuar tekste shkollore falas dhe përmirësim të infrastrukturës arsimore./vizionplus.tv

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Politike
Tagged:
Ministri i Financave Petrit Malaj Projektbuxheti Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Lot dhe emocione në AGT, dy talentet që kalojnë në finalen e madhe

më shumë...

Berisha: 35 vite më parë studentët e Dhjetorit nuk patën askënd t’u dilte në krah, sot shqiptarët kanë Partinë Demokratike

më shumë...

Meliá Durrës shkëlqen në skenën ndërkombëtare të turizmit…

më shumë...

Rama takon mbretin e Jordanisë, vizita zhvillohet në kuadër të dialogut ndërfetar

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Planetët ju tregojnë rrugën, Horoskopi javor nga Meri Gjini:...
  • Horoskopi i sotëm, dinamika të reja dhe zhvillime për secilë...
  • Ministri i Financave: Pagat rriten nga 2.5% deri në 25%, për...
  • E konfirmon ministri: Po  mbaron koha e bonuseve, tani vetëm...
  • Zbuloni katër shenjat që do kenë shumë para për festa
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.