E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Taksat godasin ndërtuesit, tarifa e lartë për dherat dhe inertet rrit kostot

Rritja e vazhdueshme e taksave dhe tarifave ndaj biznesit por e mbysin edhe sektorin e ndërtimit. Më e reja është taksa e mbetjeve inerte dhe materialeve te ndërtimit qe kompanitë gjenerojnë gjate punës.

 

1 mije leke te reja është tarifa për 7500 metër kub dhe dyfish nëse ato janë mbetje inerte. Drejtues te shoqatës se ndërtuesve kundërshtojnë taksen e vendosur për mbetjet inerte ndërsa theksojnë se aplikimi i saj do te sjelle rritjen e kostos se ndërtimit, njëherësh dhe te shitjes.

 

Reklamë

Ndërtuesit shprehen se nuk është marre mendimi i shoqatës për vendosjen e tarifës me te fundit ndaj tyre. Kreu ekzekutiv i shoqatës se ndërtuesve Maksim Muçi propozon tarife zero për mbetjet inerte si dhe përdorimin e tyre për rehabilitimin e lumenjve.

 

Po ashtu ne vendimin për menaxhimin e mbetjeve inerte janë vendosur kufizime, ku një kompani ndërtimi nuk mund te depozitoje ne landfillin e përcaktuar nga pushteti vendor, me shume se 20 ton inerte ne dite, thënë ndryshe vetëm dy kamionë.

 

Sipas ndërtuesve kjo është një tjetër mase kufizuese dhe penguese ne punën e tyre.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë