Subscribe

Viti 2022 nis me disa taksa dhe tatime të reja në disa sektorë të ekonomisë, nga të cilat do të mblidhen 5.2 mld lekë më shumë në buxhet. Fermerët do të paguajnë 10 % TVSH për blerjet e inputeve bujqësore, gazi lëngshëm do të tatohet me 6 lek akcizë, karburanti i jahteve do tatohet me 40 lek për litër, por është rritur me 10 fish shuma e makinerive dhe pajisjeve që imortohen pa TVSH për investime. Për Ministrinë e Financave, fryma e taksave të reja është barazia në treg dhe shmangia e diferencimeve për sektorë të caktuar.

 

Ndryshimi më i kundërshtuar ka qënë ai i heqjes së mbështetjes së fermerëve me TVSH 6 %. Drejtori i politikave fiskale në Ministrinë e Financave thotë se kjo praktikë nuk ishte pëfituese për fermerin.

 

 

Pjesë e ndryshime janë edhe disa lehtësime në tatimin mbi pagat. Konkretisht, do të jetë 40 mijë lekët paga e pataksueshme. Ndërsa do të përgjysmohet tatimi për pagat nga 40 deri në 50 mijë lekë në muaj, por këto ndryshime nisin të aplikohen nga 1 korriku.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *