Taksa e inerteve, ndërtuesit: Tarifa e papërballueshme
Sektori i ndërtimit pritet te kaloje ne paralize te plote. Shtimi i te tjera taksave dhe procedurave absurde ndaj ndërtuesve eshte bere i papërballueshëm per kete sektor.
Taksa per inertet dhe dheun qe kompanitë nxjerrin gjate ndërtimit te objekteve, është nje tjeter goditje ndaj këtij biznesi. Sipas tarifave te vendosura, 8 euro per çdo ton dhe dyfish nese jane mbetje inerte, konsiderohen te padrejta dhe te papërballueshme nga ndërtuesit.
Pak dite me pare drejtori ekzekutiv i shoqatës se ndërtuesve Maksim Muci deklaroi se vendimi per taksa e reja nuk është konsultuar me grupet e interesit dhe as nuk është dhene alternative tjetër per përdorimin e inerteve
Sipas vendimit te qeverise me date 24.O6.2015 dherat dhe inertet duhet te dorëzohen tek operatoret qe kane leje mjedisore. Por ne Tirane, te gjitha mbeturinat shkarkohen ne Sharre, pasi menaxhimi i mbetjeve është monopol i nje operatori te vetëm.
Ndërsa bashkia nuk jep asnjë sqarim ne lidhje me tarifat e miratuara prej saj ndaj ndërtuesve edhe këta te fundit me ligj parapaguaje nje garanci financiare per çdo ndërtim.
Subjekti fizik/juridik, kërkues i lejes për ndërtimin, riparimin, restaurimin apo shembjen e objektit, përpara marrjes së lejes së ndërtimit duhet të depozitojë një garanci financiare për llogari të NJQV-së, e cila nuk do të jetë më e vogël se 3% e vlerës së strukturës së objektit dhe përcaktohet me vendim të këshillit të NJQV-së.
Por skandali nuk është vetem ne monopolin e krijuar ne tregun e menaxhimit te mbetjeve inerte. Kompanisë qe i eshte dhene licenca per inceneratorin ne Tiranë ka filluar te vjele taksat marramendëse pa u përfunduar impianti.
Vizion Plus do te vijoje investigimin ne lidhje me ketë skandal dhe vjedhjen e hapur qe po i behet biznesit ne vend.




