Subscribe

Në nisje të mbledhjes së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, deputetja socialiste, Ermonela Felaj deklaroi se anëtarët e PS-së në këtë komision kanë kallëzuar në SPAK Jorida Tabakun, me argumentin se ka zhvilluar një takim me kreun e kësaj strukture, Arben Kraja, pa u mandatuar nga komisioni përkatës.

 

Sipas saj, Tabaku shkeli ligjin, pasi nuk mund të shkojë me iniciativën e saj dhe të takojë Arben Krajën.

 

“Sot më datë 21 shkurt është paraqitur në SPAK në cilësinë e kryetares së komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët. Znj. Tabaku ka kryer këtë veprim në cilësinë e kryetares së këtij komisioni pa qenë e mandatuar. Kjo bie në kundërshtim me ligjin për komisionet hetimore. Është kryer me dashje dhe me qëllimin për kredo politike…Veprimi juaj është në kundërshtim me ligjin. Se ke shkuar e pa mandatuar. Ligji u detyron të mos merrni tagër që u jep ky komision. Anëtarët e këtij komisioni kemi vendosur që të bëjmë kallëzim në SPAK, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe shpërdorim detyre”, tha deputetja socialiste.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *