Subscribe

Shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati dhe homologu grek Nikos Kotzias jane takuar ne Selanik per te diskutuar serish mbi paketën e ceshtjeve te pazgjidhura mes dy vendeve. Dy ministrat e jashtëm kane vlerësuar përmbylljen me sukses te disa prej elementeve te kësaj pakete, ndërkohe qe do te vazhdoje puna per pjesën tjetër te problematikave.

 

Ne fund te takimit Ministri per Evropen dhe punët e jashtme Ditmir Bushati ka sqaruar se per disa çështje palët kanë dakortësi finale ndërkohe qe po punohet për pjesën tjetër të paketës, siç është njohja e patentave apo çështjet e kufirit detar dhe tokësor.

 

Bushati ka vlerësuar progresin e arritur në takimin e ekipeve negociatore ne Tirane dhe është shprehur optimist për takimin e radhës që do të zhvillohet në Athinë, ndërkohe qe ka konfirmuar se mes dy ministrave do te kete serish nje takim per te gjitha ceshtjet qe po diskutohen mes dy vendeve tona.

 

Ministri Bushati ndodhej ne Selanik per te marre pjese ne takimin rajonal mes Shqipërisë, Greqisë Maqedonisë dhe Bullgarisë ku theksoi se vendi ynë e meriton hapjen e negociatave

 

“Shqipëria e ka merituar marrjen e rekomandimit për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE, si rezultat i reformave të ndërmarra si dhe në adresimin e 5 prioriteteve kyçe. Ndonëse ka një lodhje nga zgjerimi dhe një lodhje nga evropianizimi, por serish për ne nuk ka alternativë tjetër për zhvillimin apo për të konsoliduar sigurinë në rajonin tonë veç BE dhe NATO. Por nevoja kryesore mbetet dhënia e një substance procesit të integrimit në rajonin tonë.

 

Ndërkohë Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias u shpreh  se “të gjithë dëshirojnë të zgjidhim problemet  e rajonit dhe të shkojnë së bashku në rrugën evropiane. Me ndershmëri të  ndërtojmë një agjendë pozitive bashkëpunimi”.

 

Duke iu referuar të katër vendeve pjesëmarrëse ai theksoi se ekziston  nevoja për të zhvilluar më tej lidhjen dhe bashkëpunimin duke pasur parasysh dy objektiva kryesorë: Shqipëria dhe Maqedonia  të anëtarësohen në Bashkimin Evropian si dhe përgatitjen e tyre për anëtarësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *