Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se pritet të ketë të tjera takime në emër të dialogut me Kosovën. Në një deklaratë për mediat pas takimit të gjashtë në Bruksel me kryeminsitrin e Kosovës Albin Kurti, presidenti i Serbisë bëri me dije  se edhe kjo tentativë e BE përfundoi pa një marrëveshje të firmosur. Sipas tij ishte kryeministri i Kosovës ai që nuk ishte gatshëm të pranonte kushtet e marrëveshjes.

 

“Deri atëherë, ne do të donim të bisedonim me Lajçak për çështjet për zbatim. Unë insistova në ZSO, dhe përfaqësuesit evropianë, Kurti nuk ishte i gatshëm ta pranonte tani, të shohim nëse do ta pranojë në të ardhmen”, tha Vuçiç.

 

Në një reagim tjetër në rrjete sociale, presidenti i Serbisë e cilësoi këtë takim si mjaft të vështirë, duke theksuar se nuk do të ketë dorëzim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *