Disa orë pasi Shtëpia e Bardhë publikoi një letër ku lajmërohej anulimi I takimit historik mes presidentit të SHBA-ve dhe Liderit të Koresë së Jugut Kim Jong Un, vetë Trump tha para gazetarëve se është i gatshëm që takimi të mbahet në vendin dhe datën që është planifikuar.

 

“Të gjithë koreanët në veri dhe në jug meritojnë të jetojnë në paqe. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Mund edhe të takohemi më 12 qershor. Ne po flasim me ta. Ata duan që takimi të mbahet dhe ne do të donim që ai të realizohej po ashtu”.

 

Përgjigja e shefit te shtëpisë se bardhe vjen pasi Koreja e Veriut beri te ditur se është e gatshme të vijojë bisedimet pavarësisht vendimit të djeshëm të presidentit amerikan.

 

Donald Trump e anuloi samitin përmes një letre dërguar Kim Jong -Un, duke përmendur kërcënimin e Koresë së Veriut. Ndërkohe Pheniani ka shkatërruar disa tunele në vend testimin bërthamor.

 

Takimi i 12 qershorit në Singapor, do të ishte i pari në të cilin një president amerikan në detyrë do të ulej në tryezë me një lider koreano-verior. Detajet e takimit tashmë në pikëpyetje, ishin të paqarta, por ato do të fokusoheshin tek mënyrat e denuklearizimit të gadishullit korean dhe reduktimit të tensioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *