Takimi me kancelaren/ Rama: Nuk duam dhurata për negociatat, por atë që meritojmë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një vizitë zyrtare në Gjermani, kryefjalë e të cilës ishte garancia e Berlinit zyrtar për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian në muajin tetor.
Kreu i qeverisë u prit nga kancelarja Angela merkel në një takim me dyer të mbyllura në kancelarinë federale: në fokus të takimit ishte procesi i integrimit, reformat dhe vendimi për negociatat ne 18 tetor.
Ne një deklaratë për mediat pas takimit me kancelaren, kreu i qeverisë tha se ka mbështetjen e Merkel për të çuar para procesin e integrimit.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
Kancelarja pati vlerësime shumë inkurajuese pozitive dhe ajo që është më e rëndësishme, një predispozitë shumë pozitive për ta çuar përpara këtë proces dhe për të arritur në një përfundim pozitiv, që do të thotë një mbështetje e Gjermanisë për atë çka të gjithë dëshirojmë.
Rama u shpreh se eshte se Shqipëria nuk kerkon te marre nje dhurate por motivimin per te vijuar me tej ne rrugen drejt bashkimit europian.
Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një dhuratë, bëhet fjalë për të marrë atë që na takon. Sigurisht nuk bëhet fjalë për ta mbyllur procesin, por bëhet fjalë për të hyrë në një fazë të re, me kushte në çdo hap, sepse i gjithë procesi është i kushtëzuar, duhet të përmbushësh gjithmonë disa kushte për të shkuar një hap më tutje, pastaj disa kushte të tjera, pastaj disa të tjera dhe llogaritë tregojnë se të gjithë vendet që kanë kaluar në këtë proces, i cili është bërë gjithmonë e më i vështirë, për shkak se Europa, BE është bërë gjithmonë e më e ngurtë dhe ka hyrë në vështirësi të reja me vetveten, iu është dashur të përmbushin qindra e qindra kushte.
Edhe zyra e kancelares Angela Merkel zbuloi detaje nga takimi me kryeministrin shqiptar.
KANCELARIA GJERMANE
Bisedimet u përqendruan në marrëdhëniet bilaterale, por edhe në çështjet e politikës evropiane dhe çështjet rajonale. Kryeministri shqiptar nuk është aktiv vetëm në Politikë, por punon edhe si artist. Ai i solli kancelares botimin e tij të fundit. 55-vjeçari Rama është Kryeministër i Shqipërisë që nga 10 shtatori 2013 dhe u prit nga kancelarja gjermane Angela Merkel me nderime ushtarake. Në fund të shtatorit, Bundestagu gjerman do të vendosë nëse kancelarja Angela Merkel do të bjere dakord për pranimin e negociatave të anëtarësimit në BE me Shqipërinë në samitin e BE në mesin e tetorit.
Pak minuta pas këtij qëndrimi, me rastin e takimit Rama – Merkel, zyra e shtypi e kancelares bëri të ditur edhe 7 fakte interesante qe duhen ditur mbi Shqipërinë.
Vetë kancelarja publikoi në rrjetet sociale një foto me ramën që i dhuron l librin e tij.
Pas takimit me Merkel, kryeministri bisedoi me presidentin e Bundestagut Ëolfgang Schäuble, pasi parlamenti gjerman pritet në fund të muajit shtator të marrë një vendim për negociatat me Shqipërinë.
Ndërsa më herët gjatë ditës, kryeministri Rama i shoqëruar nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj zhvilluan bisedime në Parlamentin gjerman me Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut të kryesuar nga deputeti i CDU-së Gunter Krichbaum.




