Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar këtë të mërkurë se Kosova është e gatshme për të intensifikuar dialogun me Serbinë.

 

Pas takimit me të dërguarin e posaçëm të SHBA për Ballkanin Perëndimor Eskobar, Osmani tha se Kosova ka qenë gjithmonë palë konstruktive në dialog.

 

“Kosova është dhe gjithmonë ka qenë palë konstruktive në këtë proces, po ashtu është e gatshme për intensifikimin e dialogut. Po ashtu shpreha shqetësimin për moszbatimin e marrëveshjeve nga Serbia.”– deklaroi presidentja e Kosovës.

 

Ndërsa zyrtari amerikan është shprehur më i rezervuar për procesin e dialogut dhe ka shprehur mbështetjen e tij për Kosovën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *