Subscribe

Për të 4-rtin vit rradhazi do të vihet në skenën e teatrit Skampa “Takimi kombëtar i orkestrave të harqeve, muzika e dhomës”.

 

Përgjatë tre netëve do të performojnë 10 trupa nga i gjithë vendi, përfshirë atë të Kosovës dhe Maqedonisë. Nga viti në vit ky festival ka ardhur në rritje, ndaj këtij edicioni nuk mund t’i mungonin edhe risitë. Drejtori i festivalit, Blerim Narazani, u ndal te repertori i pasur i festivalit dhe risitë e këtij edicioni.

 

Për profesorin Zeqir Sulkuqi, mbështetës të këtij eventi artistik, muzika e dhomës është e përzgjedhur dhe nuk përceptohet njëlloj nga të gjithë. Si një muzikë e zgjedhur ajo konsiderohet ngjarje e bukur për qytetin, ndërsa prioritet do t’i kushtohet muzikës së kompozitorëve shqiptarë.

 

Drejtori i qendrës së Artit dhe kulturës në institucionin e qarkut,  u shpreh i lumtur për faktin se tashmë ky festival është shndërruar në të përvitshëm.

 

“Takimi kombëtar i orkestrave të harqeve, muzika e dhomës”, mbështetet nga Ministria e Kulturës, bashkia Elbasan dhe Institucioni i Qarkut. Orkestra, pritëse e Elbasanit do të performojë ditën e dielë, duke pasur peshën e fituesit të një viti më parë me veprën e Anderson dhe tre të tjera kompozitori shqiptar Isak Shehu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *