Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim me opozitën parlamentare për të diskutuar çështjen e ndryshimit të sistemit zgjedhor.

Në një prononcim për mediat, deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari deklaroi se nuk ka vendimmarrje lidhur me vijimësinë e Reformës Zgjedhore dhe miratimin e tij në Kuvend.

Ajo shfaqet e bindur se nuk doi të ketë tërheqje nga listat e hapura, edhe në rast presioni nga opozita joparlamentare apo edhe nga ndërkombëtarët.

”I bëmë kërkesën Ramës për listat e hapura, nuk tërhiqemi. E ka marrë përsipër këtë betejë deri në fund dhe s’ka tërheqje, qoftë nga presioni nga të huajt ne nuk do të tërhiqemi nga kjo kërkesë, sepse listat e hapura janë të dobishme. Kjo kërkesë në fakt vjen në mënyrë, në kohë të vështirë por është e nevojshme që mos mbetemi në vend numëro, dhe të kemi zgjedhje me standarde me demokraci funksionale. Ta bëjmë realiteti. Duhet ta realizojmë. Nëse Rama shkon me opozitën jashtëparlamentare I kthen kurrizin shqiptarëve. Nëse Rama ndejk rrugën institucionale atëhere po i bën nder. Ne i shtruam kërkesat tona, si radhën e parë, dhe ka një presion sepse marrëveshja që është bërë mes partive në tryezë është marrëveshje që i shërbeu integrimit të Shqipërisë, dhe riktheu PD dhe LSI në tryezë. Nuk është marrëveshje e plotë. Duhet patjetër të kemi mbështetjen e qytetarëve, dhe ne sot kemi dhe kontrollin e parlamentit pasi Rama nuk ka votat. Nuk tërhiqemi dhe do i kushtëzojmë. Pa Listat të Hapura, pa ndryshime kushtetuese, nuk ka shans që ne të votojmë gjë.”

 Ky është takimi i dytë mes liderit të mazhorancës Rama dhe deputetëve që kanë zënë vendet e Partisë Demokratike dhe LSI në Parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *